TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë paradites së sotme tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sherri ka degraduar më tej, kur njëriprej personave ka nxjerr pistoletën dhe ka tentuar të qëloi mbi dy persona të përfshirë në debat. Mësohet se 35 vjeçari Arben Hasani mbante pa leje një armë tip pistolet dhe ka qëlluar në ajër.
Thuhet se sherri ka nisur për shkaqe banale.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.
Arrestohet autori i ngjarjes.
Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Arben Hasani 35 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi A.Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.
Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.