TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka shigjetuar këtë mëngjes sërish kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, Rama, duke uruar Mirëmëngjesi ka treguar një tjetër rast të atyre që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe punësohen.
Sipas tij, ndihma ekonomike nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhje.
Ndërkohë që sot Rama do të jetë përballë opozitës, e thirrur nga kjo e fundit, pikërisht për skemën e ndihmës ekonomike.
Postimi i plotë
MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull ku dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës, nga përpjekjet e vështira por reale për të mbështetur njerëzit në nevojë në rrugën e të nesërmes, ju uroj një ditë të mbarë