TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masakra e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë.
Report Tv ka siguruar një vendim të gjykatës kushtetuese e cila më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërish kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për tu rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.
Më 7 Prill 2015 sic dhe shihni në këto pamje ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi “Çole”.
Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet.
Për Aleksnadër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite pa të drejtë ulje me 1/3 ndërsa për ty personat bertil alliaj dhe ani begaj të dënuar me nga 35 vite secili gjykatat e shkallëve më të ulta kishin aplikuar dhe uljen me 1/ e dënimit.
Shqiptarja.com