TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite burg.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim Pal Pepaj, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, thanë burime zyrtare nga Policia.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.