TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo tashmë është mami i dy djemve, por mesa duket mbrëmë ajo ka kurorëzuar historinë disa vjeçare të dashurisë me babain e djemve.
Aida Bajraktari dhe partneri i saj Genti kanë bërë ceremoninë e dasmës të shtunën mbrëma, mes dhjetra të ftuarve, ndër ta edhe fytyra të njohura publike shqiptare.
Aida ka qenë velina e parë shqiptare në Fiks Fare, e cila së bashku me balerinën bjonde Eda krijuan dyshen e parë të velinave. Më tej brunia simpatike vijoi karrierën e saj si moderatore në Digitalb, kryesisht në programet e sportit. Ndërkohë që prej sjelljes në jetë të djalit të parë, Aida është tërhequr nga ekrani, mesa duket për të shijuar me kohë të plotë mëmësinë, tashmë me dy çuna.