AKTUALITET, 1 Korrik 2018, 13:25

Abuzonte seksualisht me gruan para djalit 3 vjeçar për ta mësuar, arrestohet shqiptari në Itali

Abuzonte seksualisht me gruan para djalit 3 vjeçar për ta

Një shqiptar 39 vjeç është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për abuzim seksual në familje. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Salernos, dhe ndaj shqiptarit rëndon akuza e abuzimit ndaj anëtarëve të familjes, sulm seksual të rënduar, etj. Hetimet ndaj shqiptarit, nisën pas ankesave të partneres së tij 24 vjeçare.

Gruaja u ka thënë prokurorëve se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme për vite me radhë. Përveç rrahjes dhe poshtërimit, ai e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie intime përpara fëmijës së tyre 3 vjeçar, me të vetmin qëllim për t’i treguar atij se si kryhet akti seksual.

Ngacmimet seksuale kanë vazhduar të paktën nga viti 2014, ku 24 vjeçarja për katër vite ka përjetuar frikën e vazhdueshme duke qenë objekt poshtërimi si dhe abuzimi fizik.

Pas kaq vitesh, ajo ka gjetur guximin për të raportuar partnerin e saj, duke e çuar prapa hekurave, siç shkruan “Ilgiornale”. Tanimë, burri ndodhet në burgun Fuorni, ndërsa gruaja dhe djali i saj janë strehuar nga autoritetet.