TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut, që është angazhuar gjatë një samiti historik që të shkojë në drejtim të denuklearizimit, po përpiqet të fshehë aktivitetet bërthamore nga SHBA-ja, raporton “Washington Post”.
“Informacione të marra që prej samitit të 12 qershorit të zhvilluara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-Un tregojnë për ekzistencën e zonave sekrete të prodhimit dhe të zhvillimit të metodave me synim fshehjen e fabrikimit të armëve bërthamore”, shkruan gazeta duke cituar “zyrtarë amerikane”.
Sipas këtyre burimeve të cituara nga “Washington Post”: Koreja e Veriut synon të ruajë një pjesë të materialit të saj bërthamore dhe të zonave të prodhimit duke i fshehur nga SHBA-ja. Kjo tregon se Pheniani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor ndërkohë që është angazhuar pranë Uashingtonit të shkojë në drejtim të denuklearizimit.