AKTUALITET, 1 Korrik 2018, 11:44

Gruaja i kërkon punë për dy djemtë e saj, Rama: Unë nuk iki sot nga Korça… pas një ore ne…

Gruaja i kërkon punë për dy djemtë e saj, Rama: Unë nuk

Gjatë turit të llogaridhënies të ditës ës sotme, Edi Rama ka folur para banorëve të qytetit të Korçës, duke u përgjigjur edhe pyetjeve dhe kërkesave të tyre.

Një nga qytetarët, gjatë fjalës së saj i ka shprehur shqetësimin kryeministrit, duke i thënë se dy djemtë i ka ende të papunë, edhe pse ka bërë kërkesë tek panairi i Punës.

“Unë nuk iki nga Korça pa e zgjidhur këtë. Ti dhe djemtë do t’u ofrohet vend punë, për një orë sa të mbarojë takimi. Gjithmonë ka një mundësi për ata që duan të punojnë. Sa të mbarojë takimi ne do të kemi një provë për këtë që të thash. Ja ku është drejtori i zyrës së punës i Korçës…”, është shprehur Rama teksa ka kërkuar që të flasë edhe drejtori i Zyrës së Punës së Korçës.

“Menjëherë pas takimit unë do marr të dhënat tuaja dhe do të zgjidhet kjo gjë”, ka thënë ai.