TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë demokratike Luçiano Boçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një video ku shihet një tokë e mbjellë me bimë narkotike.
Deputeti shkruan se pamjet janë filmuar në Vlorë, ndërsa një zë dëgjohet në video, që thotë se filmimi i përket datës 10 qershor të këtij viti, ndërsa vendi i mbjellë gjendet anë rrugës. “Mund të jenë rreth dy hektarë”, vijon ai.
“FRESKIA E HASHASHIT! Gjelbërimi me hashash vazhdon! Pamje nga Vlora. Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit. Shiheni me kujdes! E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që ‘laboratori’ i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar! Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm. Kjo është pamja e jetës ‘së lumtur’ në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!”, shkruan në komentin që shoqëron video deputeti demokrat.
https://www.facebook.com/100007015870354/posts/2109439845966524/