TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ada Çapi
Mendoni pak havanin qё shtyp dy tre bimё me efekt mjekёsor, mbyllni sytё pёr njё cast, lini tё kalojnё nё mes 2-3 mijёvjecarё, shtoni si kripё dhe piper njё zhvillim dixhital nёmjekёsi tё paprecedentё dhe voila’!Kjo do tё jetёfarmaceutike e sё ardhmes:
1.Kompanitё Farmaceutike? Janё ato super tё pasurat, qё kanё nё dorё fatin dhe jetёn e shumё prej nesh, qё i vёnёcmim shёndetit dhe jetёs sonё, qё bёjnё ligje e pse jo, shpesh edhe qeveri.
Por nёse pёr What’s Up-in, pёr Facebook-un apo pёr Google-in tashmё klienti dhe porositёsi janё njё-ne vetё, pse pёr Farmaceutikёn jo?
Qё tani, shoqata tepёr tё fuqishme pacientёsh, natyrisht jo nёShqipёri , ulen nё bordet e tyre. Imagjinoni pak kur bёhet fjalёpёr personalizim te kurave, pёr kurim sipas gjenomёs gjenetike! Parashikohet qё disa nga kёto kompani , sidomos ato qё nuk i qёndrojnё hapit tё ndryshimeve teknologjike, tёblihen nga vetё kёto shoqata. Do tё kemi nё vend tё CEO-s sёplotfuqishёm, njё pacient me pёrvojё….apo do tё ndodhё si me Sindikatat??
2. Pilul, App apo Medical Device? Po sikur tё jenё tё treja bashkё? Kompanitё farmaceutike kanё kuptuar tashmё se nuk mjafton vetёm tё shesin pilula. Gjithnjё e mё shpesh hasim nё“digital offering around the pill”, ose, nё paketёn complete dixhitale qё i bashkangjitet pilulёs. Pёr shembull, Daichii Sankyo qё deri dje prodhonte pilula antikoagolante pёr pёrdorim nё fibrilacionin arterial, tani ka patentuar njё device (paisje) monitoruese me njё aplikim nё tё qё jo vetёm lёshon barin nё organizёm por bёn edhe monitorimin dixhital tёnivelit tё koagulimit tё gjakut (sё shpejti edhe tё parametrave tё tjerё), dhe vihet nё kontakt direkt me mjekun!
Vini re, nuk po flasim pёr tё ardhmen por pёr tё tashmen!
E ardhmja? Po studiohen sjelljet e fёmijёve me aplikimet qёpёrdorin nё Tablet, pёr tё kuptuar si duhet tё pёrshtaten aplikimet mjekёsore. Po studiohet se si Agjenci serioze si FDA, tё mos bёjnё figurё tё keqe (si ajo qё bёnё mё 2014 me testet gjenetike) dhe tё pёrshpejtojnё procedurat rregullatore nё njё hap me teknologji tё tilla.
3. Pilula inteligjente “spiune”…nuk ёshtё shaka dhe as film fantastico shkencor.
Tashmё barnat kancerogjene me origjinё nga plazma qё“gjuajnё” specifikisht qelizat kanceroze janё realitet; mbetet tё presim pёrhapjen e biosimilarёve apo tё ngjashmёve tё tyre nё tregun global, gjё qё do tё ulё shumё kostot e kёsaj sёmundjeje. Por ka mё shumё.
Me zhvillimin kolosal tё nanoteknologjive, do tё gёlltisim pilula me sensorё spiunё. Mё 2015, FDA aprovoi barin e parёpёr sёmundje mendore (Otsuka Pharmaceutical) me njё sensor tё tretshёm.
Marrja e kёtij bari, kuptohet, me aprovimin e pacientit, bёn qёtё monitorohet me anё tё telefonit apo njё mjeti tjetёr dixhital, si tretet bari, a pёrthithet mirё, si vepron dhe si mbetet niveli i tij nё gjak. A do ta quajmё akoma thjesht pilul?Dyshoj!
4. Provat klinike, janё ato qё kompanitё e mёdha farmaceutike, janё tё detyruara tё kryejnё para daljes nё treg tё njё bari tё ri. Kushtojnё shumё para (qё i paguajmё ne) sepse duan shumё kohё, kryhen nga personel mjekёsor shumёi kualifikuar dhe mbi tё gjitha, kryhen nё persona tёshёndoshё vullnetarё apo pacientё gjithmonё vullnetarё.(vёshtirё tё gjetshёm)
Me njё fjalё, janё shkaku pse kurat tona kushtojnё kaq shumё!
Po sikur, me ndihmёn e AI (inteligjencёs artificial), tё mos kryhen mё nё njerёz?
Po sikur tё pёrdoren kompjuter super tё zhvilluar qёstimulojnё kushtet e njё tё sёmuri, dhe tё elaborojnёzhvillimin e sёmundjes me barin e ri?
Quhen silico trial (teste silice) dhe janё nё fillimin e tyre, por ёshtё llogaritur qё duke shkurtuar drastikisht kohёn dhe plotёsisht numrin e pacientёve vullnetarё pёr kёto teste, tё ulin shumё kostot e kurave mё tё fundit.
Nje shembull? Kontrolloni HumMod. Bёhet fjalё pёr njёprogram qё simulon psikologjinё humane qё nga organi e deri tek molekula e fundit. Pёrpunon mё shumё se 1.500 ekuacione dhe 6.500 variabile si qarkullimi I gjakut, elektrolitet, hormonet, metabolizmi etj. Prej tij po kuptojmё si funksionon psikologjia humane nё situata tё ndryshme.
5. Fletёudhёzuesin e barit e mbani mend? Atё qё shumё nga ne nuk e hapin fare ose e hedhin bashkё me kutinё. Ruajeni sepse shumё shpejt, do tё jetё vetёm njё kujtim.
Nё vend tё tij, nёpёrmjet VR (Virtual Reality) dhe AR (Augmented Reality), do tё ndjekim nё 3D gjithё “rrugёn” qёndjek bari dhe si vepron ai, efektet pozitive dhe ato tёmundshme anёsore, natyrisht tё shpjeguara nё njё nivel narrative mё zbavitёs se ai i pamjes sё brendshme tё zorrёve tona.
Pra sic vёmё syzet 3D pёr tё parё filmin e fundit, ashtu do tёmund tё shohim c’ndodh brenda nesh me pilulёn qё sapo morrёm
6. Dhimbjet kronike? Shpejt do tё jenё njё kujtim.
Nё vend qё tё prodhojnё “silurin” e radhёs antidhimbje, kompanitё e mёdha farmaceutike po investojnё nё VR,(Virtual Reality), realitetin virtual.
Nё Sinai Medical Center, janё provuar ulje tё ndjeshme tёshkallёs sё dhimbjeve duke pёrdorur terapi tё realitetit virtual. Imagjinoni njё tё sёmurё kronik me dhimbje koke qё kurohet me ….njё palё syze 3D.
Por ju lutem, mundohuni tё imagjinoni si dhe sa mund tёabuzojё kush futet kaq thellё nё trurin tonё!
7. Pharmacogenomic, ёshtё njё term i ri. E shpjeguar thjesht, ёshtё njё pikё takimi.
Nga njёra anё, kemi nё treg barna qё janё gjithnjё e mёspecifikё pёr cfarё sulmojnё.
Nga ana tjetёr, po harxhohen para pa fund nё studimin e gjenomёs humane (kodit gjenetik). Pra futja e Pharmacogenomёs si njё variabile shumё e rёndёsishme nёkurat qё do tё pёrdorim, i bёn barnat e reja (por edhe ato tёvjetra) shumё mё efikase dhe tё padёmshme.
Shembull? Qё tani pёrshkruhen teste gjenetike pёrpara marrjes sё Warfarinёs (bar i vjetёr anticoagulant). MyDNA ёshtё njё program-test gjenetik qё gjen si do tё reagojё trupi juaj nё pёrdorimin e njё bari nё bazё tё ADN-sё suaj.
8. Barna….nga printer 3D! Janё tashmё realitet! Nё 2015, FDA aprovoi daljen nё treg tё barit Spritam (pёr kurёn ndaj epilepsisё), bar qё del nga…njё printer 3D!
Spritam ёshtё njё pluhur qё lёshohet dalngadalё dhe nёmёnyrё tё kontrolluar nё disa shtresa.
Nё Britani po mendohet tё printohen nё forma 3D tёpёrshtatshme pёr fёmijё (dinosaurё apo kafshё tё tjera), barna qё pёrdoren nё pediatri.
Cёshtja shtrohet: do ti “printojmё” nё farmaci apo nё shtёpi?
9. Mjek apo AI (inteligjencё artificiale)?
Ehehe, skeptikja e parё pёr tё ndёrruar pediatren apo mjeken e familjes, mikeshat e mia me njё kompjuter , jam unё. Po pёr fat, kjo ёshtё njё zgjedhje qё do ti takojё, mё sё miri, fёmijёs tim.
Nёse mendoni se diagnostikimi do vazhdojё tё ketё Dr Houset e vet pёr shumё kohё, e keni gabim. Kёta kompjuter kryejnёnjё diagnostikim perfekt nёpёrmjet pёrpunimit tё shumёvariabileve nё sekondё. Dixhitoni AtomWise dhe do tёbindeni. Bёhet fjalё pёr njё superkompjuter qё nxjerr nga tёdhёnat e tij kurёn mё tё mirё pёr sёmundjen nё fjalё., sic bёri nё 2015 pёr Ebolёn.
10. Rregullore tё reja administrative.
Sapo morrёn frymё nga unifikimi i procedurave tёregjistrimit tё barnave, Agjencitё FDA(USA) , EMA(EU) e ato tё Japonisё e Rusisё, u duhet tё pёrvishen pёr tё ndёrtuar procedura tё reja regjistrimi dhe kontrolli pёr barnat moderne.
Si do mund tё kontrollohet, analizohet, rregjistrohet njё Aplication? Nuk ma rrok dot mendja.
Po pacienti, a do tё ndryshojё vetё pacienti? Patjetёr, nёse jo, kush do ta ruajё privatisё e tij, kush do tё kujdeset qё tё mos shndёrrohet nё Big Data trupi i tij? Sepse nёse me FB ja hedhim me njё “I’m sorry” kur zbulohet qё bёhen eksperimente tё personalitetit tonё, e mendoni dot nёse njё AI do tё hynte pa kontroll nё kokёn tonё?/Tpz.al/