TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktivisti i shquar nga Kosova, Adem Demaçi. Demaçi luftoi pa kompromis për kauzën kombëtare, duke vuajtur për 29 vjet në burgje, për qëndrimet e tij.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovë, Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë- ka thënë Haliti.
Ndërkaq, është mbajtur një minutë heshtje. Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.
Demaçi është cilësuar edhe si "Mandela" i Kosovës. Ai është nderuar me çmimin "Saharov" nga Parlamenti Europian, në vitin 1991.
