LIFESTYLE, 1 Korrik 2019, 11:17

“Na morët në qafë ne shtresën e varfër”, i kthehet Alketa Vejsiu nga pushimet luksoze: Do kisha tund malet (FOTO)


Pas një periudhe të gjatë  të angazhimit të saj në media, Alketa Vejsiu po shijon disa ditë pushimi në vende luksoze. Së fundmi ajo ka udhëtuar në Turqi, dhe ka ndarë foto e video nga vendi mbreslënës.

Por, një komentuese ja ka thënë troç moderatores, se jeta e saj mes luksit e bën të ndjehet keq shtresën e varfër.

“Na morët në qafë ne shtresën e varfër juve si e shijoni këtë jetë. Ne as në lumë nuk shkojmë dot,”- shkruan një ndjekëse në profilin e Alketa Vejsiut në Instagram.

Aq është dashur që Alketa t’i kthejë një përgjigje komentueses: “Do kisha tund malet po të kasha ndonjë gjë në dorë që të bëja të pamundurën që të mos kish të varfër në këtë vend”.