AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 12:53

Mziu i Kamzës i shkruan letër falenderimi Policisë së Tiranës

Kreu i Bashkise se Kamzës, Xhelal Mziu i eshte drejtuar me nje leter falenderimi policise se Tiranes. Lajmin e ka dhene vete Drektoria Vendore e Policise se Tiranes, teksa ka postuar letren e falenderimit dhe mesazhin qe ka percjelle kryetari i bashkise, Mziu.

Ja çfarë njofton policia:

Drejtoria Vendore Policisë Tiranës ka marrë një tjetër falenderim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë nga ana e Policisë përsa i përket përmbytjeve të ndodhura në qark dhe sensibilizimi në familjet e përmbytura duke ofruar mbështetje dhe kontribut vullnetar.Në shkresën drejtuar Drejtorit të Policisë Tiranës z.Ardi Veliu, Bashkia Kamëz me Kryetar z. Xhelal Mziu, ka shprehur falenderime të sinqerta për kontributin në situatën e vështirë që po kalon komuniteti i Bashkisë Kamëz si shkak i përmbytjeve të fundit.

Gjithashtu shprehet falenderim për gadishmërinë e treguar nga ana e Policisë të cilët i janë gjendur pranë familjeve të përmbytura duke ofruar ndihma të shpërndara vullnetarisht.

Bashkia Kamëz shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe zbutjen e pasojave nga çdo rast tjetër që mund të përballen qytetarët!