AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 12:11

Ky është Benzi i Çapjave, që u dogj sot në mëngjes

Ky është Benzi i Çapjave, që u dogj sot në

Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Elbasan. Siç kemi raportuar edhe më herët breshëri armësh u shkrehën në një rrugicë në lagjen “Emin Matragjiu” të këtij qyteti. Nuk raportohet për persona të plagosur deri në këto momente. Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet me targa të të falsifikuara.

Sipas dëshmitarëve, në fillim është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, e më pas makina është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Atentatorët janë larguar me një tjetër mjet dhe deri më tani policia nuk i ka identifikuar, por thotë se janë ngritur postoblloqe të shumta në qytet dhe rrugët dalëse.

 

[gallery columns="1" ids="43972,43971"]