TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njihej në Mat si person me precedent penal dhe si një njeri që kishte në pronësi dy parcela të mëdha me kanabis. Pasi u zbulua ai kërcënoi edhe prokurorin.
Policia kap dhe ndalon një person shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim, të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar "MYZË".
Si rezultat i këtij operacioni, në një lokal në rrugën "Jordan Misja" Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim:
Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.
Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi:
Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.
Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.
Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.
TPZ.AL