TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megjithëse sezoni i plazhit është në kulmin e tij, mushkonjat nuk po lënë pushuesit të qetë në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga këto dy plazhe, gjë që ka ndikuar negativisht tek bizneset në këtë zonë.
Banorët e zonës dhe pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë problem, duke thënë se askush nuk e ka dezinfektuar zonën.
Ndërsa për banorët që kanë biznese në këto dy plazhe, është një humbje e madhe nëse plazhistët vazhdojnë të largohen edhe më shumë, pasi të ardhurat që fitojnë tani ju nevojiten deri në sezonin e vitit të ardhshëm.