AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 18:10

F1/ E diela e çmendur e Hockenheim, nxjerr fitues Verstappen mes kaosit: Vettel, nga i fundit, vishet me argjend

F1/ E diela e çmendur e Hockenheim, nxjerr fitues Verstappen mes kaosit:

Max Verstappen triumfon në GP të Gjermanisë, duke rrëmbyer suksesin e dytë sezonal në fund të një gare të cmendur e të paparashikueshme. Në podium me hollandezin e Red Bull është edhe Ferrari i një Sebastian Vettel të jashtëzakonshëm, autor i një rikuperimi të pamendueshëm nga vendi i fundit. I treti suprizë është Kvyat me Toro Rosso. Shkatërrimtare prova e Mercedes: Bottas jashtë, Hamilton i 11-ti. Nuk ka munguar asgjë në të dielën e cmendur të Hockenheim: shi në momente të ndryshme, kaos në bokse, incidente, katër herë Safety Car, tërheqje, penalitete…me pak fjalë, gara më spektakolare e sezonit. Në fund ia ka dalë Verstappen, i aftë të administronte pit-stop e shumtë e ndryshimet e gomave, ndërsa ishte fenomenal duke mos e humbur kurrë përqendrimin edhe në kondicionet më ekstreme.