TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e së shtunës pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur nga të shtënat me armë në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë. Një grup personash janë përleshur për shkaqe të panjohura dhe sipas burimeve në vendin e ngjarjes, më pas janë përdorur edhe armët në ambientet e lokalit.
Policia ende nuk ka një njoftim përfundimtar për ngjarjen ndërsa mësohet se te punonjësit e policisë lokale nuk janë raportuar prova për të shtëna me armë.
Sipas asaj që raporton Top Channel, një vajzë është lënduar nga përplasja me mjete te forta. Pas përleshjes nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe më herët në lokalet e natës në plazhe kanë ndodhur ngjarje të ngjashme kjo për shkak se ato janë jashtë kontrollit të Policisë së Shtetit.