AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 17:52

Protesta në Rusi, policia arreston mbi 1000 persona

Protesta në Rusi, policia arreston mbi 1000 persona

Më shumë se 1.000 persona janë arrestuar nga Policia e Moskës në një tubim, e cila është shënuar si një nga goditjet më të mëdha ndër vite.

Demonstruesit u tërhoqën larg nga bashkia ndërsa forcat e sigurisë përdorën shkopinjtë e gomës kundër turmës.

Njerëzit po protestonin kundër përjashtimit të kandidatëve nga opozita nga sondazhet lokale. Ndërkohë përfaqsues të opozitës thonë se ata u ndaluan për arsye politike.

Disa nga kandidatët e ndaluar për të qëndruar në zgjedhjet e 8 shtatorit nuk janë pranuar pasi nuk kishin plotësuar numrin e kërkuar të firmave që i bën ata pjesë të garës.

U skualifikuan në total 30 vetë, me këtë pretendim duke i lënë ata jashtë zgjedhjeve të 8 shtatorit./BBC/