TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.
Si pasojë e përplasjes së një motoçiklete me dy mjete të tjera, ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës, shtetasi Vitor Ndoja.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019 në orën 17:20 në fshatin Guri Zi , shtetasi V. N. 37 vjeç, teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur me dy mjete të tjera, për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.