TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vajza binjake të moshës një vjeç, janë gjetur të vdekura nga policia e Nju Jorku brenda një makine, më 26 korrik.
Luna dhe Phoenix kanë qëndruar për tetë orë në makina pasi babai i tyre i mbylli në makinë dhe u largua që aty drejt punës së tij. I ati i binjakëve e kishte parkuar makinën brenda ambienteve të një spitali ku punonte në Bronx, ndëra nuk ishte kujtuar për 8 orë që vazjat e tij mund të asfiksoheshin brenda makinës.
Sipas autopsisë arsyeja kryesore e vdekjes së binjakeve është asfiksia.
Autoritetet thonë se temperaturat maksimalisht të larta që kanë thyer rekordin e 40 viteve të fundit në New York kanë ndikuar që binjaket e vegjël të kenë këtë fat.
Ndërkohë babai i vajzave, Rodriguez është arrestuar duke u akuzuar për vrasjen e dy vajzave. Thuhet se ai ka deklaruar se i kishte harruar t’i merrte foshnjat në çerdhe dhe nuk e kishte kuptuar se ata ishin akoma brenda makinës.