AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 17:47

Kokë gruaje e qepur në trup burri, frigorifer plot me organe/ FBI zbulon klinikën e tmerrit

Kokë gruaje e qepur në trup burri, frigorifer plot me organe/ FBI

Kova të mbushura me gjymtyrë njerëzore, një frigorifer plot me gjenitale mashkullore, dhe koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli.

Këto ishin disa nga pamjet e tmerrshme, si të shkëputura nga filmi “Frankeshtajn”, që panë agjentët e FBI-së teksa kontrollonin një qendër për dhurim organesh në Arizona, SHBA.

Bastisja e klinikës “Biological Resource Center” u bë në vitin 2014, pas një hetimi kombëtar në lidhje me trafikun e paligjshëm të organeve, por këto detaje u nxorën gjatë hetimit që po bëhet së fundmi.

Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore. Dhjetëra familjarë janë mbledhur në padi kundër klinikës, për të kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre.

Qendra e Burimeve Biologjike e specializuar shiste pjesë të ndryshme të trupit për përfitimet e veta.

Në listën e çmimeve një djalë i tërë pa supe ose kokë mund të blihej për 2,900 dollarë ndërsa një shpinë e tërë për 950 dollarë.