TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha deklaroi se mund të kishte vepruar ndryshe ndaj Edi Ramës ditën kur garda e ndaloi të fliste në Parlament.
Në emisionin “Real Story”, Berisha u shpreh se Rama theu rregullat dhe i zuri pritë. Sipas tij, nëse tjetrit i del në pritë duhet të presësh edhe pasojat.
Ish-kryeministri u shpreh se zgjodhi të vazhdojë punën në parlament, edhe pse një përgjigje tjetër personale do të ishte e justifikueshme.
“Me atë që bëri në Parlament Rama mund të merrte cdo përgjigje, kisha të drejtë t’i jepja cdo lloj përgjigje edhe aty në Parlament, më vuri pritë, duke thyer rregullat, ajo nuk bëhej, duke marrë pushtetin e kryetarit të Parlamentit. Prita është për tu çarë, po doli në pritë duhet të presë pasojat pastaj. Në këtë rast e bëri personale dhe unë u mendova gjatë, personale mund ti jepja cdo përgjigje, unë vazhdova punën në parlament”- u shpreh Sali Berisha.