TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër Kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër, PD e akuzon prej disa javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.
Valdrin Pjetri pak ditë më parw ka postuar edhe dokumente zyrtare që e lirojnë nga çdo akuzë, por PD ka vijuar akuzat duke deklaruar se disponon dosjen e plotë të Valdrin Pjetrit në Itali.
Kjo formë reagimi e shkodranëve nuk ishte parë më parë në Shkodër por tregon se tashme beteja për të mos lëshuar Shkodrën nuk do të jete e lehtë.
Këto pankarta janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit duke i ofruar këtë pamje në këtë mëngjes Shkodrës, ku në fletushkat e printuara është momenti i votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logo e PS me simbolin e kanabisit dhe kangjellat e burgut.