AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 18:06

VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit me shqiponjë

VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit me shqiponjë
Këngëtarja Dua Lipa është ndër artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila ka uruar shqiptarët për festën e 28 nëntor, ditës së Flamurit. Ajo e ka bërë urimin nëpërmjet një videoje dhe disa fotografive të publikuara në profilin e saj në rrjetet sociale, ku ka shfaqet e mbështjellë me flamurin kuqezi. Në videon e publikuar Dua na risjell pamjet nga pjesëmarrja e saj në festivalin SunnyHill këtë verë në Kosovë. “Urime dita e Flamurit, me shumë dashuri", ka shkruar në shqip e gjithashtu edhe në gjuhën angleze këngëtarja e suksesshme. Në disa fotografi Dua shihet me bashkë me të dashurin e saj, modelin anglez Isaac Carew, i cili gjithashtu ka bërë me duar simbolin e shqiponjës në koment në postimin e Duas. Nuk ka vonuar as komenti i shqiptares tjetër, Bebe Rexha, e cila i ka komentuar Duas zemra në ngjyrat kuq e zi.