AKTUALITET, 21 Janar 2018, 20:17

FOTOT E RRALLA/ Kur Myftar Çela dhe Sulejman Starova zgjidhnin Dukën në krye të FSHF-së

FOTOT E RRALLA/ Kur Myftar Çela dhe Sulejman Starova zgjidhnin Dukën

Armand Duka e thotë shpesh se është tifoz i Vllaznisë. Nuk dihet nëse kjo dashuri për klubin shkodran i ka ngelur që nga koha kur ish-presidenti i kuqebluve, i ndjeri Myftar Çela, e mbështeti Dukën që të zgjidhej në krye të FSHF-së para 16 viteve.

Kanë qenë kohëra të tjera, ashtu sikundër e demonstrojnë edhe disa foto ekskluzive të fotoreporterit të “Panorama Sport”, Ferdinand Hazizllari. Asokohe, Sulejman Starova ishte një ndër mbështetësit e Dukës, pavarësisht se sot ëhstë një nga kritikët më të mëdhenj.

Trajneri aktual i Partizanit në vitin 2002 ishte Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së dhe e pat mbështetur fuqimisht ardhjen e Armand Dukës në krye të federatës, por pak vite më vonë, pas largimit nga ky institucion, ai u shndërrua një ndër kritikët më të paepur të Dukës dhe e cilëson atë sot si një diktator që ka zhdukur demokracinë në futboll.

Ndërkaq, presidenti i Vllaznisë, Myftar Çela u vra gjatë një atentati në Mal të Zi në qershor të vitit 2003.

[gallery ids="59272,59275,59276,59273,59274,59277"]