TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur Çiljeta dikur pjesë e grupit “Babastar” me Getoar Selimin sot në grupi kundërshtar OTR, shpjegon raportin që ka me dy reperët në një intervistë për “Mirage”.
Çiljeta e njohur për hiret e saj të lakmuara, të gjithë bashkëpunimet i ka pasur me këngëtar të njohur në showbiz, por rikthimin në muzikë pas lindjes së djalit ja dedikon vetëm OTR-së dhe “Vëllait” të saj siç e therret ajo Noizyn.
Sa për konfliktet mes reperëve këngëtarja shprehet janë “muhabete të vogla për 17-vjeçar”.
E pyetur nëse flet me Getoarin dhe nëse e ka problem që dy reperët njihen si rivalë të fortë, këngëtarja është shprehur se i ka të gjithë kolegë.
“Sigurisht po ta shoh përshëndetem pse jo! Unë I kam të gjithë kolegë! Kjo pjesa e problemeve ndër grupe, mua më duket pak si muhabete 17-vjeçarësh, domethënë muhabete shumë të vogla. Duke e njohur dhe Noizy-n nga afër ai është dhe vetë brenda një njeri shumë i madh dhe nuk merret vetë me këtë pjesë. fansat i bëjnë këto gjëra shumë të mëdha”– shprehet Çiljeta gjatë intervistës.