TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albi Nako dhe Klaudia Pepa për shumë vite kanë pasur një marrëdhënie të deklaruar së bashku, por vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Klaudia vazhdon karrierën e saj të suksesshme në Itali, ndërkohë që Albi Nako një koreograf i paarritshëm në Klan Tv.
Ditën e sotme të dy balerinët kanë tërhequr vëmendjen me postimet e tyre. Albi Nako ka postuar një shprehje domethënëse në InstaStory.
“Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”,- shkruan Albi Nako.
Ndërsa Klaudia Pepa ka vendosur të tregojë anën e saj më të fortë, një fizik perfekt. Veshur me bikini braziliane, balerina nxjerr në pah të pasmet e saj.
Risjellim në vëmendje se prej kohësh çifti kanë deklaruar se tashmë ekziston vetëm miqësi e pastër mes tyre, ndërkohë që Albi Nako është përfolur për lidhjen e re me Alba Hoxhën.