LIFESTYLE, 6 Korrik 2019, 20:25

Eneda Tarifa harron ndarjen me bashkëshortin, kalon fundjavën me ish-ministrin Peleshi në Korçë (Nisma)



Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar që është në Korçë, së bashku me një grup të rinjsh që kanë marrë nismën “komunitetiqëzgjoitokën”.

E qeshur dhe mjaft e lumtur është shafqur Tarifa mes një ambienti të hapur në natyrë, ku para saj ka shporta me qershi, por Eneda atje nuk është vetëm.

Nga i njëjti vend ka postuar foto edhe ish-ministri i bujqësisë Niko Peleshi, ku krahas fotos ai shkruan: “komunitetiqëzgjoitokën”.

Mesa duket këngëtarja ka kaluar një fundjavë në shoqëri të mirë. Kujtojmë që Eneda ka gati një vit që i ka dhënë fund martesës 18-vjecare me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë.