LIFESTYLE, 5 Korrik 2019, 12:07

Morena Taraku guxon si asnjëherë! Ndryshe nga të gjithë, njihuni me pamjen e re (FOTO)


Këngëtarja Morena Taraku njihet si një ndër këngëtaret që sjell trende. Kësaj  here Taraku ka guxuar me “LOOK-UN”  e ri .

Këngëtarja përmes postimit të një fotoje në rrjete sociale ka treguar se çdo kush mund t’i bëjë flokët rozë dhe blu, por jo neon si Morena .

Morena  ka dy vite që ka lënë Kosovën për të jetuar në Turqi nga ku ka njoftuar dhe publikimin e një këngë të re, që pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Këngëtarja, apasionimin e saj per ngjyrën neon e ka treguar edhe ne veshje jo vetëm në flokë.

Morena Taraku vazhdon të mbetet si një ndër këngëtaret më të komentuara ne showbiz, si për jetën private ashtu edhe për luksin e madh që e rrethon.