LIFESTYLE, 5 Korrik 2019, 18:23

“Nuk vendosin prindërit për mua”, koreografi flet për herë të parë për ndarjen nga Alba dhe s’lë vend për dyshime

“Nuk vendosin prindërit për mua”, koreografi flet për



Koreografi Albi Nako ka folur për herë të parë pas ndarjes me balerinën Alba Hoxha, siç është përfolur ditët e fundit në media.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Nako është shprehur se me Albën ka pasur gjithmonë një raport korrekt dhe miqësor duke mohuar kështu gjithçka.

Faktin që kanë hequr një-tjetrin nga Instagrami, koreografi e komentoi si një pakt mes tyre. “Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë, që të mos ta ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat nga njëri-tjetrin,”- u shpreh Albi Nako.

Nga ana tjetër, përsa i përket faktit se shkaku i ndarjes nga balerina janë bërë prindërit e tij, koreografi u shpreh se kjo është një gjë qesharake.

M’u duk qesharake. Nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit, unë jam i rritur,”- përfundoi më tej Albi Nako.