LIFESTYLE, 5 Korrik 2019, 12:10

Dasmë e ‘çmendur’, ish-banorja e BB i surprizon të gjithë, nuse me puro dhe…


Ilda Gega, ish-banorja e Big Brother 1 që me siguri e kujtoni për sherrin e parë live me një tjetër konkurrente të quajtur Mardiola, i ka dhënë fund beqarisë!

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht mikesha e saj, Jonida Aliçkolli, e cila gjithashtu ka qenë konkurrente e Big Brother!

Shkurtimisht, Jonida e përshkroi dasmën e Ildës si të çmendur dhe te bukur, si vetë Ilda! Dhe për t’u futur më thellë në detajet e dasmës, ato që na tërheqin vërtet, le të merremi fillimisht me pamjen e nuses!

Ilda dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan mjaft elegant në ngjyrë kremi që i tregonte dekoltenë elegante! Në kërcimin e saj tradicional me partnerin Christo, Ilda duket se po e shijonte shumë këtë ditë, teksa kërcente napolonin mbi supet e të afërmve.

Ndërkohë, fustani i dytë i nuses ishte më seksi dhe pas trupit që i shkonte shumë, duke pasur parasysh linjat e saj elegante!

Bukuroshja ka publikuar dhe një foto nga dasma në Instagram, ku shfaqet shumë cool duke pirë puro dhe duke shijuar momentin e saj me shami në dorë!