TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luçiano Moxhi mendon se Juventusi ka bërë mirë duke afruar emra me parametër zero në këto vite, por do ta ketë shumë të vështirë që të gjejë sistemim për ta në të ardhmen, pasi u ka vënë rroga shumë të larta.
“Kjo është një merkato konfuze, pasi ka shumë lojtarë me parametra zero të cilëve u jepen rroga shumë të larta me kontrata shumëvjeçare dhe klubi është skllav i tyre. Kur vjen koha për t’i shitur për të nxjerrë përfitime, ata nuk pranojnë pasi nuk do të fitonin të njëjtat shifra, mendoj Rabio te Juventus për shembull. Në të tashmen është një veprim i mirë pasi forcon ekipin. Por pastaj pas 2-3 vitesh do të bëhet e vështirë që ta shesin pasi 7,5 milionë euro në vit janë shumë”, tha Moxhi.
Në këtë sezon, sipas tij Juventusi duhet të ruhet sidomos nga Interi, që me Konten ka bërë një lëvizje të shkëlqyer.”A më frikëson Interi? Po, shumë. Ndeshja me Leçen ka treguar se si disa lojtarë duken të rilindur, kanë treguar se si karizma e Kontes mund të transformojë ata. Kur ai flet, është i besueshëm, kush nuk e dëgjon si Ikardi përfundon i vetëm në një kënd. Kur një trajner di të bëjë të gjithë këto gjëra, është një menaxher. Përveç kësaj, ai është një motivues”, ishin lëvdatat e Moxhit.