AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 20:27

“Duhet të shfaroset”, Bushati del hapur kundër PS-për Pjetrin: Shkarkimet e drejtorëve, për të shmangur vëmendjen

“Duhet të shfaroset”, Bushati del hapur kundër PS-për

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ditmir Bushati, ka treguar se ai i ka dërguar një letër Kryesisë së PS, ku ka treguar se është kundër Valdrin Pjetrit dhe vendosjes së tij si kandidat në Shkodër.

Për Pjetrin ai tha se është pika e derdhjes e një fenomeni që duhet të shfaroset. “Çështja ka qenë dhe situata në Shkodër. Unë i kam bërë një letër kryesisë së Partisë për këtë gjitha ato që kam parë aty. Ne jemi një familje dhe shumë cësthej i trajtojmë brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrë agresicve të mundshme. Ne kemi mundësinë që ti ofrojmë njerzve më të mirët”, tha Bushati.

Më tej ai ka dalë dhe kudnër vendimit për shkarkimin e drejtorëve në Shkdoër, duke i quajtur ata të pafajshëm.

“Kjo nuk është një çësthje që trajtohet as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë për njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje, si një fajësi me situatë e krijuar. Kjo është një çësthje që që shkon përtej mureve të PS”, tha Bushati.