SPORT, 19 September 2026, 11:46

Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të UEFA Nations League, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon, me këtë të fundit që do të jetë kundërshtare në dy takime.

Në listën e publikuar nga Maran bie në sy mungesa e Armando Brojës, ndërsa trajneri ka përfshirë edhe dy lojtarë të rinj që marrin për herë të parë ftesën me ekipin kombëtar: mbrojtësin Samuele Sina dhe mesfushorin Sabah Kerjota.

Sina aktivizohet te Union Brescia, ndërsa Kerjota është pjesë e Hearts. Të dy lojtarët do të kenë mundësinë të bëjnë debutimin e tyre me fanellën kuqezi në ndeshjet e Nations League.

Në skuadër rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Pjesë e grupit është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet në Kombëtare.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare do ta nisë zyrtarisht grumbullimin të hënën, më 21 shtator, ndërsa skuadra do të zhvillojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria do ta nisë aventurën e saj në Nations League me sfidat ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos. Më pas do të vijojnë përballjet e tjera të grupit ndaj Finlandës dhe San Marinos.