AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 12:44

Moti i keq/ Rruga e Llogorasë, e pakalueshme. Rrëzohen shtylla tensioni dhe pemë, apeli i Prefektit

Moti i keq/ Rruga e Llogorasë, e pakalueshme. Rrëzohen shtylla


Moti i keq me erë të fortë e stuhi ka shkaktuar rrëzim pemësh dhe shtyllash tensioni, duke e bërë problematik qarkullimin në disa rrugë.

Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme.

Si pasoj e erës së fortë përgjatë rrugës janë rrezuar shtylla të tensionit të lartë si edhe pemë.

Në këtë situatë, prefekti i Qarkut u ka bërë apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.