TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri jep disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit.
OBSH në Shqipëri shprehet se COVID-19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin, duke shtuar se është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar.
Mesazhi i OBSH:
Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.
? #AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe.
?⚕️?⚕️ Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=231325194899385&id=108216470543592