TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi ditën e sotme të mbështesë futbollin shqiptar, në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-1.
FSHF do t'u japë trajnerëve, lojtarëve dhe arbitrat një pagesë prej 30 mijë lekësh të reja. Në këtë paketë nuk përfshihen klubet të cilat menaxhohen nga ana e Bashkisë.
Ndërkohë në një intervistë për “Fan Zone”, Armand Duka e ka trajtuar këtë çështje në këtë mënyrë:
“Duke marrë parasysh situatën, ku qeveria shqiptare thotë se biznesi duhet të paguajë vetë punëtorët e vetë, atëherë FSHF-së nuk mund të furnizojë buxhetet e bashkive. Vetë bashkia është e detyruar që të vazhdojë të paguajë dhe ua siguron një pagë lojtarëve që i ka në administrim, atëherë ne kemi menduar që të ndihmojmë ekipet private, për t’i vendosur në kushte të barabarta".
Numri një i futbollit foli gjithashtu, edhe sa i përket fjalëve të kryeministrit, që sipas tij klubet shqiptare punojnë si kompani fason dhe deklarojnë paga të rreme. Duka me mjaft elegancë e lidhi çështjen e pagesave me postin që vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, si drejtor i klubit Partizani
“Klubi që drejton vëllai i kryeministrit te Partizani, i ka punëtorët të siguruar. Kryeministri duhet të pyeste vëllain e tij kur tha se futbolli është informal, pasi atje janë 100% të deklaruar me pagesat e tyre. Nuk përjashtojmë asgjë në këtë ndihmë, megjithëse presidenti dhe drejtori Rama nuk besoj se ka nevojë për të marrë këtë pagë, por do t’ia japin atyre që kanë më shumë në nevojë.”