AKTUALITET, 10 Prill 2020, 18:32

COVID-19/ Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Shifër e frikshme!

Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në botë.

Pandemia e COVID-19  është shndërruar në një nga problemet më të mëdha aktualisht në botë.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,639,763 të infektuar, me 100,156 vdekje dhe të shëruar 369,017.

 

Raste aktive janë 1,176,059, ku 49,691 janë në gjendje kritike apo të rëndë (4% e të infektuarve aktivë).

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  477,944 raste (17,843 vdekje), e ndjekur nga Spanja (157,053 raste/ 15,970 vdekje).

Me 18,849 viktima, Italia vazhdon të ketë numrin më të lartë i fataliteteve në botë, e ndjekur nga SHBA-të (17.843) dhe Spanja (15.970).

Kina, vendi i parë i prekur nga COVID-19, nga ku edhe nisi përhapja e tij në të gjithë botën, me 81,907 raste (vetëm 42 sot) dhe me 3,336 vdekje (vetëm një sot) tashmë është renditet në vendin e gjashtë persa i përket numrit të të infektuarve, pas Gjermanisë (119,624 raste/ 2,607 viktima) dhe Francës (117,749 raste / 12,210 viktima).

Shqipëria deri tani numëron 416 raste dhe 24  viktima.

/TPZ.al/