TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur optimist dhe ka dhënë një afat se kur mund të jetë fundi i gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi.
Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit serb është shprehur se, shpreson se mbyllja e kësaj gjendje të jetë në fund të prillit.
Ai gjendet në Nish, duke vizituar një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi në Serbi. Por, është i sigurt se në fund do të dalin fitues.
“Kam ardhur që kryetarit t’i them se shteti është me ju”, deklaroi Vuçiç.
Me ardhjet e reja, Serbia ka arritur që të sigurojë 29 respiratorë në Nish.
“Shpresoj që gjendjen e jashtëzakonshme do ta heqim në fund të muajit, mezi pres”, shtoi ai.
Ndërkohë deri më tani në Serbi janë shënuar 71 viktima nga Covid 19 dhe mbi 3000 të infektuar.