AKTUALITET, 10 Prill 2020, 17:21

Koronavirusi/ Katër vdekje të reja nga COVID-19 në Greqi, shkon në 90 numri i viktimave

Koronavirusi/ Katër vdekje të reja nga COVID-19 në Greqi, shkon

Greqia ka shënuar katër vdekje të reja nga COVID-19, ndërsa numri total shkon në 90.

Po ashtu, në shtetin fqinj janë shënuar edhe 56 raste të reja, duke e çuar në 2011 numrin total të të infektuarve.

Greqia po konsiderohet si vendi, i cili po merret shembull nga prestigjiozet e huaja, për masat që ka marrë në kohën që i ka marrë.

"The Independent" apo "Washington Post" kanë publikuar artikuj rreth strategjisë greke ndaj COVID-19, si një mësim për Spanjën, Italinë apo Francën që duhet t’i kishin marrë masat në kohën e duhur.