TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ulet sërish numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 523 persona me COVID-19 (dje kjo shifër ishte 610), duke e çuar numrin në total në 18,849.
Italia vijon të ketë numrin më të lartë i fataliteteve në botë, e ndjekur nga SHBA-të (17.843) dhe Spanja (15.970).
Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 147.577 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje është +3.391 (një ulje e lehtë nga marta, kur ishte +3,951)
Janë 30.455 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.
Në total në botë deri regjistrohen 1,639,763 të infektuar, me 100,156 vdekje dhe të shëruar 369,017.
/TPZ.al/
