AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 10:29

Detajet e reja/ Nga sherri me autorët tek telefonatat, si ndodhi vrasja e biznesmenit në Vlorë

Detajet e reja/ Nga sherri me autorët tek telefonatat, si ndodhi vrasja e

Policia e Vlorës ka zbuluar detajet të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e datës 4 qershor, ku mbeti i vdekur biznesmeni Vasil Dervishi.

Pasi ka bërë të mundur arrestimin e një nga të dyshuarave kryesor dhe një tjetri është në kërkim, mësohet se  kanë qenë telefonatat ato që kanë zbuluar të dyshuarit.

Sipas informacioneve bëhet me dije se  gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit. Pas sherrit ata janë takuar për tu sqaruar, por më pas viktima është qëlluar me pistoletë dhe ka ngelur i vdekur në vend.

Drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit në Vlorë, arrestohet një nga të dyshuarit, e ‘tradhtuan’ targat e makinës

Policia e Vlores ka arrestuar nje prej personave te shpallur ne kerkim per vrasjen e 29-vjecarit ne Vlore.

Shtetasi i ndaluar per kete ngjarje eshte A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se eshte dhe autori kryesor i kesaj ngjarjeje.

Njoftimi i policise

Ndalohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit.

Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit:

A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),

1 xhup dhe 1 kapuç.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.