AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 10:38

Tensionohet situata në Kuvend/ Rama dhe Xhafaj mungojnë, Basha: Pezullo seancës

Tensionohet situata në Kuvend/ Rama dhe Xhafaj mungojnë, Basha:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme mungesën në seancë të kryeministrit Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të clirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”- tha Basha.

Pas kësaj, janë ngritur në këmbë deputetet e PD-së, ndërkohë që kryetari i Kuvendit ka kërkuar të ulen e të mbajnë qetësi.

“Ca ke që bërtet, ulu”- i tha Ruci Palokës, duke i lejuar edhe disa minuta fjalën Bashës për procedurë.

Basha kërkoi nga Ruçi të pezullojë seancën: Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafaj dhe deri në momentin sa të jenë këtu nuk mund të vazhdohet seanca.