TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi se ditën e hënë dhe të martë ishte në një vizitë në Gjermani për takime me ato që i quajti “autoritetet më të larta gjermane”. Temë diskutimi ka qenë situata në Shqipëri, në prag të vendimit për hapjen e negociatave, më saktë zhvillimet për çështjen Tahiri dhe Xhafaj.
“Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani u përkeqësua. Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuaj ju dhe ne, hapjen e negociatave” u shpreh Basha.
Basha parlajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për këtë tha ai janë vetëm zhvillimet e çështjes Tahiri dhe Xhafaj, gjithsesi Basha tha se opozita kërkoi votën pro me arsyeimin se “hapja e negociatave është instrumenti i vetëm që të rrisë presionin mbi bandën që kontrollon qeverin