TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre ditë më parë, Guardia Di Finanza bllokoi një jaht në të cilin u kapën rreth 4 tonë kanabis. Jahti drejtohej nga shqiptari Flamur Mema, që shoqërohej nga Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi.
Dyshohet se droga është ngarkuar në det të hapur, nga trafikantët shqiptarë. Hetuesit kanë ngritur një pistë ku mendohet se droga është transportuar deri tek jahti, në det të hapur, me gomone apo skafe.
Një ditë më parë, Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptarët u dorëzuan.
Jahti u ankorua në Bari, ku policia italiane shkarkoi lëndën narkotike.
Më poshtë në foto: Flamur Mema, 54 vjeç, Elidon Vladi, 28 vjeç dhe Erinaldo Mezhika, 26 vjeç.