AKTUALITET, 27 Mars 2018, 11:51

Arrestimi i Gjuriç, mediat serbe flasin për “shpallje lufte”

Kanë qenë të ashpra dhe bombastike titujt e sotëm të gazetave në Serbi të cilat kanë pasqyruar arrestimin gjatë të hënës në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Titujt flasin për “shpallje lufte” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gazeta “Alo”, në faqen e parë të numrit të sotëm, shkruan: “Dramë në veri të Kosovës: Thaçi na shpalli luftë”.

“Informer” shkruan: “Dhunë e tmerrshme shiptare në krahinën jugore: E arrestuan Gjuriçin, paralajmërohet luftë në Kosovë”.

“Sulm nga Prishtina: Shqiptarët sulmuan në veri të Kosovës”, është titulli i “Novostit”.

“Blici” shkruan: “Njësia Speciale ROSU arreston Gjuriqin, tensione në Kosovë”.

“Sulm nga ROSU në veri të Kosovës” është titulli i “Politika”.

“Srpski Telegraf” shkruan: “Specialët shqiptarë arrestuan Gjuriqin: Me shok-bomba sulmuan serbët”.

E përditshmja tjetër serbe “Danas” shkruan: “Me vendimin e autoriteteve të Kosovës që të mos lejojnë hyrjen e asnjë prej ministrave përkeqësohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës: Rriten tensionet në Mitrovicë, arrestohet Marko Gjuriq”.

“Dnevnik” shkruan: “Presidenti Vuçiç mbrëmë thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të Marko Gjuriçit në Mitrovicë: Shok-bomba, gaz lotsjellës dhe tyta të gjata ndaj serbëve”.

2_1522135180-17012827_1522135181-63763446_1522135181-97989425_1522135181-40940404_1522135180-28176313_1522135180-10786409_1522135180-80908328_1522135180-453450610_1522135180-6634109