AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 23:04

Mjeku Leonard Solis: Këta s’dinë të bëjnë as negociata për vaksinën, 30 milionë euro i japin për tenderat

Mjeku Leonard Solis: Këta s’dinë të bëjnë as


Mjeku Leonard Solis deklaroi se qeveria shqiptare nuk di të bëjë as negociata në mënyrë që Shqipëria të marrë vaksinën në kohën e duhur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Solis tha se këta japin 30 milionë euro për tendera, ndërsa 3.9 milion dollarë paguajnë për vaksinën.

I pyetur nëse vaksina mund t’i japë fund pandemisë, Solis tha se për gjashtë muaj kjo situatë do të vazhdojë njësoj.

“Unë them që po. Do vazhdojë, do zgjasë, por që të paktën këtë tmerrin e tanishëm… Kjo histori do zgjasë edhe 6 muaj, kjo klinikë do të zgjasë edhe 6 muaj të paktën, e ka thënë edhe OBSH  u shpreh Solis.