AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 22:27

"Hap gojën, do para apo tender?", Basha zbulon tentativën e Ramës për të korruptuar ish komandatin e UÇK-së

"Hap gojën, do para apo tender?", Basha zbulon tentativën e


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të rënda, ndaj kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit ka tentuar të korruptojë dhe joshë me para, një ish komandant të UÇK-së, në mënyrë që ai të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për Bashën.

Kreu i PD-së tha se Rama i ka ofruar para ose tender këtij personi, nëpërmjet një "personazhi të Tiranës".

Sipas Bashës, qëllimi i këtij veprimi, është vijimi i propagandës qeveritare, e ndihmuar edhe nga mediat pranë pushtetit, për ta bërë atë pis.

Basha refuzoi të tregojë emrat e personave të përfshirë, kur u pyet nga moderatori i emisionit.

Pjesë nga biseda në Syri Tv:

Lulzim Basha: Sot ka çuar një personazh të Tiranës, tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka  thënë, Ed Rama thotë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën, që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë.

Çim Peka: Kush është ky?

Lulzim Basha: S’kam ndërmend të ta them fare.

/TPZ.al/