AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 22:32

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen dy mjete, humb jetën 70-vjeçarja

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen dy mjete, humb

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në veri të vendit. Sipas burimeve zyrtare, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.SH.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.